×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes William Shakespeare, personi i parë në botë që mori vaksinën antiCOVID

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 20:23

    William Shakespeare, njeriu i parë në botë që iu injektua një vaksinë e aprovuar për koronavirusin në botë, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.


    I moshuari ndërroi jetë nga një sëmundje që nuk kishte lidhje me koronavirusin.

    Bill, siç e thërrisnin ndryshe, u bë i njohur në të gjithë botën kur më 8 dhjetor u vaksinua me Pfizer/BioNTech në Qendrën Spitalore Coventry. Ish-punonjësi i Rolls Royce vdiq të enjten e kaluar pasi prej kohësh vijonte të ishte i shtruar në spitalin ku edhe u vaksinua për Covid-19.

    Ai lë pas gruan e tij Joy, dy djemtë dhe nipërit e mbesat.

    William Shakespeare, burri i parë në botë që iu injektua një vaksinë e aprovuar për koronavirusin në botë, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Fotografia e Shakespeare ndërsa i injektohej doza e parë e vaksinës së prodhuar nga Pfizer, ndërsa mbante veshur një palë çorape krishtlindjesh u publikua nga media në të gjithë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!