×
  • Lajme
  • Botë

    Vdiq duke u dërguar ujë zjarrfikësve, publikohen momentet e fundit të 25-vjeçarit turk

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 12:39

    Mes katër viktimave që kanë humbur jetën në Turqi nga zjarret e dy ditëve të fundit është edhe një 25 vjeçar, i cili po dërgonte ujë zjarrfikësve.


    I riu ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi në zonën që ai po punonte si vullnetar për të shpërndarë ujë.

    Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë kanë përfunduar në spital, si pasojë e zjarrit të madh që erërat e kanë shtyrë drejt qytetit dhe destinacionit të njohur turistik – Mangvata të Antalisë, në jug të Turqisë, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

    Deri më tani janë evakuuar dhjetëra lagje dhe fshatra përreth, e 11 persona kanë pësuar lëndime ku 58 prej tyre janë hospitalizuar – kryesisht nga helmimi me tymin e zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!