×
  • Lajme
  • Botë

    Vendbanimet shqiptare aspak të interesuara për zgjedhjet presidenciale

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 16:37

    Në konferencën e tretë të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) thanë se votimi po zhvillohet pa probleme dhe pa pengesa.


    Dalja deri ora 15:00 sipas KSHZ-së në Maqedoninë e Veriut ka qenë: 28.89% nga 1808131 votues, me 77.51% të votuesve të numëruar. Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar është 446.410, njofton Telegrafi Maqedoni.

    Kriva Pallanka me 47,22%, Aerodromi me 35.45%, Berova me 34,75%, Vevcani me 39,60%, Gjevgjelia me 39,26%, Demir Kapija me 44,55% dhe Demir Hisari me 43,63% janë vendbanimet me dalje më të madhe të qytetarëve.

    Kurse, dalja më e ulët është në Likovë 9.75%, Pllasnicë 8.10% dhe Zhelinë me 10.06%.

    Konferenca e ardhshme për shtyp është në ora 17:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!