×
  • Lajme
  • Botë

    Vendi që me ligj do të lejojë vrasjen e homoseksualëve me gurë dhe kamxhik

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 17:43

    Një mbretëri e vogël po synon të bëhet kombi i parë në Azinë Juglindore që do të vendosë dënimin me vdekje për personat  e komunitetit LGBT, transmeton Reporteri.net.


    Brunei është i vendosur të lejojë goditjet me kamxhik dhe me gurë deri në vdekje të personave LGBT  nën një sërë reformash të kodit penal që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare.

    Ligjet e reja që do të hyjnë në fuqi të mërkurën e ardhshme do të bëjnë që mbretëria e vogël të bëhet kombi i parë në Azinë Juglindore që vendos dënimin me vdekje për ata që janë të përfshirë në marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë.

    Homoseksualiteti ishte tashmë i paligjshëm dhe dënohej me vdekje në Brunei, por ky vend tashmë ka vendosur që të kalojë në masa edhe më ekstreme. Megjithatë, vendi është në proces të futjes në  sistem të modelit të sheriatit për ndëshkimet e veprave kriminale.

    Grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International i kanë dënuar këto iniciativa duke i përshkruar dënimet e reja si “të tmerrshme” dhe “çnjerëzore”. 

    Nuk ka pasur kundërshtim vokal ndaj rregullave të reja në Brunei, ku kritikat publike të sulltanit dhe politikat e tij janë jashtëzakonisht të rralla. Vendi ka qenë prej kohësh i njohur për politikat konservatore siç janë ndalimi i shitjes së alkoolit e shumë të tjera./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!