×
  • Lajme
  • Botë

    Vrasja e Presidentit të Haitit, çfarë ndodhi 36 orë pas ekzekutimit? Zbardhet dinamika e ngjarjes

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 16:38

    Edhe pasi kishin kaluar orë nga vrasja e presidentit të Haitit, në portin e Princit ende dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri. Por këtë herë, kishte nisur ndjekja e vrasësve. Teksa plumbat kanë lënë shenjat në mure, në betejën me sulmuesit, njëri prej tyre telefonon të motrën.


    “Ai më tha se ishte në shtëpi”, thotë ajo. “Por ishte mes një zjarri, duke luftuar”, vazhdon Jenny, duke shtuar se ai nuk është një vrasës, vetëm 36 orë pasi një grup prej 20 kolumbianësh dhe 2 haitiano-amerikanë u lidhën me vrasjen e presidentit. Shumica prej tyre ose ishin të dënuar ose të deklaruar të vdekur më herët.

    Ja çfarë ndodhi, sipas një burimi që ka dijeni për operacionin për kapjen e tyre. Videot e orëve të natës pas vrasjes së presidentit u bënë shpejt virale në internet.

    Mund të dëgjosh që të dyshuarit si vrasës bërtasin në qytet se po zhvillohet një operacion i DEA-s amerikane. Më pas, një konvoj me 5 makina shihet që largohet lehtësisht nga zona. Por në fund të rrugës, i ngrihet një kurth. Teksa konvoji largohej drejt rrugës Kenscoff, i zihet rruga. Janë forca të sigurisë të armatosur rëndë, që nuk e lënë të vazhdojë rrugën, jo pa luftuar. Duke e ditur se nuk kanë nga të shkojnë, konvoji ndalon, sic shihet në video. Burimi thotë se të dyshuarit dolën nga makina në këtë godinë përtej rrugës. Nisën të ngjisin shkallët drejt katit të dytë.

    “Pikërisht në këtë godinë, mercenarët e dyshuar si vrasës nisën të mbrojnë veten. Por në të njëjtin moment që ata erdhën këtu, sipas burimit tonë, forcat e sigurisë së Haitit, po merrnin një vendim të rëndësishëm. Ata e dinin se sulmuesit nuk kishin ushqim, ujë, municione dhe nuk kishin pushtet. Ndaj, ata vendosën që t’i presin”, shprehet Matt Rivers, gazetar i Cnn Haiti.

    12 orë më pas, thuajse pas pjekjes nën temperaturat ekstreme të Haitit, autoritetet hodhën para godinës gaz lotsjellës. Ishte mjaftueshëm për të nisur negociatat dhe kolumbianët brenda godinës, nxorrën jashtë 4 vetë. Mes tyre, edhe 2 haitiano-amerikanët dhe 2 pengje vendase, të dy policë të rrëmbyer në shtëpinë e presidentit, pasi vranë këtë të fundit.

    “Sipas burimit tonë, në këtë pikë të negociatave, që qëndronin ende këtu, dolën jashtë godinës dhe nisën t’i drejtohen kodrës nga pas. Pak nga pak e bënë rrugën deri në një destinacion të panjohur”, shprehet Matt Rivers, gazetar i Cnn Haiti.

    Vetëm 100 metra mbi kodër, nga godina, qëndronte ambasada tajvaneze. Burimi ynë mendon se kolumbianët shkuan atje sepse për policinë është e vështirë të hynë në një ndërtesë të tillë, pa imunitet diplomatik apo leje zyrtare.

    “Në mënyrë që të arrinin këtu në ambasadë, ata do të duhej të ecnin përmes një zone goxha të populluar dhe sipas burimit, dikush telefonoi autoritetet se një grup i armatosur rëndë ishte aty. Kur ata mbërritën tek ambasada, gjetën një godinë bosh, që ruhej nga dy roje, të cilët i lidhën”, shton Matt Rivers, gazetar i Cnn Haiti.

    Forcat e sigurisë rrethuan menjëherë ambasadën dhe nisën të studiojnë godinën, ku ishin mbyllur vrasësit e dyshuar. Ishte koha për të ndërhyrë. Një grup i vogël sulmuesish iu drejtuan katit nëntokë. Por menjëherë u përballën me zjarrin, që nisi grupi i kolumbianëve nga brenda godinës, siç dëgjohet në video.

    Përplasja me armë zgjati thuajse 1 orë, me plumbat që thyen xhamat e shkatërruan muret e ambasadës. Në fund, qeveria tha se në përleshjen e armatosur mbetën të vrarë së paku 3 kolumbianë. Ditën tjetër, me autorizimin e Tajvanit, autoritetet hynë brenda në ambasadë. Burimi thotë se autoritetet kontrolluan pamjet e kamerave të sigurisë, ku numëruan brenda në dhomë kishin qenë mbi 20 kolumbianë, disa u dorëzuan pa luftuar. Më shumë se gjysma ende nuk janë gjetur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!