×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet një gazetar palestinez nga sulmet ajrore në Gaza

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 14:10

    Një gazetar palestinez është në mesin e të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës së kaluar, raportoi agjencia palestineze e lajmeve, Wafa.


    Yusef Abu Hussein, gazetar i radiostacionit “Zëri i Al-Aqsas”, vdiq kur aeroplanët luftarakë bombarduan një shtëpi afër varrezave “Sheikh Radwan”, në pjesën veriore të qytetit të Gazës, raportoi kjo agjenci.

    Tre persona tjerë mbetën të vrarë gjatë një sulmi në një shtëpi në distriktin Al Rimal, shtoi agjencia palestineze.

    Burimet lokale i thanë më herët gazetarit të BBC-së në Gaza, Rushdi Abualouf, se dy militantë u vranë nga bombardimi i një banese në Gaza nga aeroplanët luftarakë, transmeton Gazeta Express.

    Mjekët gjithashtu i thanë atij se një grua pësoi sulm në zemër dhe vdiq, kur shtëpia e një fqinji të saj u godit nga një valë e sulmeve ajrore në qytetin jugor.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, deri më tani janë vrarë 219 persona në enklavë, përfshirë 63 fëmijë. Në anën tjetër, Izraeli thotë se ka vrarë mbi 160 militantë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!