×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet një nga mafiozët më të mëdhenj në Nju Jork

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 14:12

    Shefi i  famlijes fanëkeqe mafioze Gambino, Francesco Cali, i njohur me nofkën “Franky Boy”,  raportohet është vrarë sot para shtëpisë së tij në Staten Island. 


    Në drejtim të Calit, 53 vjeçar janë hedhur të paktën gjashtë plumba. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit. Cali u dërgua në spital, ku menjëherë u shpall i vdekur, shkruan Huffpost, transmeton Reporteri.net

    Tani për tani, nuk dihet se kush qëndron pas këtij likuidimi dhe hetimet janë duke vazhuar, njoftoi Departamenti i Policisë së Nju Jorkut. Megjithëse një veturë blu thuhet se ishte parë në vendin e ngjarjes menjëherë pas vrasjes, autoritetet ende nuk kanë publikuar detaje rreth ndonjë të dyshuari.

    Cali nuk paraqitej shumë në publik dhe bënte një jetë të tërhequr. Ai  merrej me rekrutimin e anëtarëve të rinj, veçanërisht gangsterëve emigrantë  nga Italia. Ata ishin të përqëndruar në tregtinë me heroinë dhe oxyquantin.

    Cali ka origjinë nga Sicilia dhe ishte i lidhur me mafien atje. Kjo e bën mafiozin më të madh që është vrarë në Nju Jork që nga viti 1985 kur u likuidua  Paul Castellano.

    Familja Gambino është një nga pesë familjet më të mëdha italiano-amerikane në Nju Jork./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!