×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiq pas samitit: Asgjë s’është arritur, Merkel dhe Macron ishin shumë të përgjegjshëm

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 23:53

    Presidenti i Serbisë, Alekansar Vuçiq, ka folur para gazetarëve pas përfundimit të Samitit për Ballkanin, në Berlin, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.


    Ai ka thënë se nuk ka asnjë lëvizje të re nga takimi i sotëm, dhe se një takim tjetër do të mbahet më 1 korrik, më ftesë të Macronit.

    “Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun”, ka deklaruar Vuçiq.

    Ai ka shtuar se nuk ka pasur asgjë përfundimtare dhe se për asgjë nuk është votuar.

    Vuçiq ka falënderuar Merkelin dhe Macronin, duke thënë se ata ishin shumë racional, serioz dhe të përgjegjshëm.

    Në fund, ai ka thënë se Serbia nuk kishte kushte përpos që taksa të hiqet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!