×
  • Lajme
  • Botë

    Zaev jep lajmin: Serbia i dhuron Maqedonisë 40 mijë vaksina “Sputnik”

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 14:45

    Kryeministri Zoran Zaev, ka bërë të ditur se Serbia do i dhurojë Maqedonisë dy dërgesa të tjera me vaksina. Në një deklaratë që ka bërë për mediat, Zaev ka thënë se Serbia do i dhurojë Serbisë 20 mijë vaksina “Sputnik”.


    “Dëshiroj të falënderoj Serbinë, presidentin dhe Qeverinë për ndihmën e dhënë”, tha Zaev.

    Po ashtu ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke thënë se vaksina ruse është e sigurt.

    “Ju bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të përfundojë imunizimi dhe të dalim nga kjo pandemi”, tha Zaev.

    Serbia disa javë më parë i dhuroi Maqedonisë dhe 8 mijë doza vaksine kundër Covid-19

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!