×
  • Lajme
  • Botë

    Zbardhet tjetër incident në një laborator kinez që infektoi mbi 3000 persona

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 19:12

    Duket se incidentet me laboratorët janë një gjë normale në vitet e fundit në Kinë. Një ngjarje tjetër ku raportohet se një bakter i brucelozës ka dalë nga një laborator biofarmaceutik ka ndodhur në vitin 2019.


    Ngjarja ka ndodhur në Lanzhu, kryeqytetin e provincës Gansu ku mbi 3000 persona janë infektuar gjatë vitit 2019 pasi një bakter doli nga një kompani që prodhonte vaksina për kafshët.

    Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve France Presse, janë autoritetet kineze ato që e kanë bërë të ditur këtë lajm të rëndë. Bakteri që ka dalë nga laboratori është ai që shkakton brucelozë, një sëmundje jo e përhapur mes njerëzve, që megjithatë mund të provokojë ethe, dhimbje kyçesh dhe dhimbje koke.

    Aktualisht personat e testuar dhe që kanë rezultuar pozitivë janë 3245. Autoritetet shëndetësore sqarojnë se në ditët e sotme nuk është raportuar asnjë rast që ai është transmetuar nga njeriu te njeriu./A2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!