Zelanda e Re largon nga puna 9 doganierë që refuzuan vaksinën antiCOVID

Agjencia doganore e Zelandës së Re ka pushuar nga puna nëntë punëtorë kufitarë të cilët nuk pranuan të merrnin vaksinën Covid-19. Vendi ka kërkuar që të gjithë punonjësit e vijës së frontit të vaksinohen deri në fund të prillit.


Në shkurt, kryeministrja Jacinda Ardern, tha se qeveria nuk do ta bënte vaksinën të detyrueshme për personelin në vijën e parë të frontit dhe se ata që nuk pranonin vaksinën do të zhvendoseshin në pozicionet e prapme.

Por asnjë punë tjetër nuk mund të gjendej për të futur nëntë punëtorët që ishin në punë me afat të caktuar në kufirin detar, tha Jacinda Funnell, zëvendës shefe ekzekutive e Doganave për njerëzit dhe aftësitë.

“Na vjen keq që këtyre individëve u është dashur të lënë punën dhe të kuptojnë se çfarë situate të vështirë gjenden”, tha Funnell në një deklaratë.

Ajo tha se rreth 95% e stafit të vijës së frontit të Doganave të cilëve u kërkohej të vaksinoheshin e kishin marrë dozën e tyre të parë dhe 85% kishin marrë dozën e dytë të vaksinës.

Dogana kishte diskutuar opsionet me stafin që nga fillimi i marsit, tha ajo dhe u kishte thënë atyre që “opsionet për rishpërndarje ishin shumë të kufizuara për shkak të mos ekzistimit të funksioneve të tjera doganore në zonë”. Ajo tha se agjencia kishte eksploruar gjithashtu opsionet e rivendosjes në shërbimin publik më të gjerë.

Një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë i bërë sipas Aktit të Reagimit të Shëndetit Publik Covid-19 e ka bërë kërkesë ligjore për këdo që punon në mjedise kufitare me rrezik të lartë të vaksinohet brenda afatit të 1 majit.