×
  • Lajme
  • Botë

    Zgjedhjet në Parlamentin Europian, sondazhet: Merkel fiton, Macron pëson disfatë

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 21:26

    Kanë përfunduar votimet për Parlamentin Europian në disa shtete, Në Francë presidenti Emmanuel Macron ka pësuar një disfatë prej 4 pikë përqindje përballë partisë së Marine Le Pen.


    Ekstremi i djathtë i Marine Le Pen kryeson me 23,25 %, i pasuar nga grupimi i presidentit Macron me 19,21.

    Sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU e Angela Merkel, me 27.5%, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët, partia Demokracia e Re me 32% të votave.

    CDU/CSU: 27,5%.

    Tё Gjelbёrit, partia ekologjiste: 22,0 %,

    SPD: 15,5 %,

    AfD, Alternativa për Gjermaninë: 10,5 %,

    E Majta: 5,5 %,

    FDP:  5,5 %,

    Tё tjerat: 13,0 %

    Sipas Exit poll në Holandë ka fituar partia Laburiste me 18 %. Ndërsa në Austri sipas exit poll, fiton partia e kancelarit Kurz me 34.5%.

    Në Greqi, Exit Poll parapraket nxjerrin fituese Partinë Demokracia e Re, duke lënë pas koalicionin qeverisës. Deri më tani Demokracia e re shpallet fituese me 32% kurse SYRIZA e drejtuar nga kryeministri grek Alexis Tsipras vjen e dyta me 25%.

    Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kryeson rezultatet paraprake të zgjedhjeve të Parlamentit Europian ne Hungari me 56 %.Sipas rezultatet të inistitutit Nezopont deri më tani kjo parti ka siguruar 14 nga 21 vendet në parlamentin europian.

    Zgjedhjet për parlamentin europian kanë shënuar pjesëmarrje të lartë ndërsa ajo që vihet re nga rezultatet e deri më tanishme nga Exit Poll, është se partitë e ekstremit të djathtë kanë humbur mbështetjen në radhët e elektoratit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!