×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarret në Kaliforni, urdhërohet evakuimi i 180 mijë njerëzve

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 23:14

    Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur emergjencën mbarëkombëtare pasi zjarret vazhdojnë të përfshijnë zonën.


    Rreth 180,000 njerëz në veri janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërsa rrugët në Santa Rosa u mbushën me makina ndërsa njerëzit përpiqeshin të iknin.

    Dhjetëra mijëra shtëpi janë nën kërcënim nga zjarret. Miliona njerëz janë pa energji elektrike.

    Kompanitë e energjisë po përpiqen që të ndalojnë kabllot e dëmtuara të shkaktojnë zjarre të reja.

    Një milion njerëz të tjerë pritet të mbesin pa energji elektrike në orët në vazhdim.

    Erërat e forta favorizojnë përhapjen e flakëve. Zjarri i Kincade, më i madhi nga më shumë se një duzinë zjarresh që janë aktive, ka djegur më shumë se 30.000 hektarë tokë që nga e mërkura në Qarkun Sonoma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!