×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarret në Turqi, pushuesit largohen të tmerruar nga plazhi

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 20:50

    Jugu i Turqisë ditëve të fundit është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha gjë që ka shkaktuar panik tek banorët por edhe pushuesit. Një qytetar, ka publikuar në “Twitter” një video ku shfaqen pushues të alarmuar në bregdetin e Jugut turk.


    Në sfond, shfaqen pyje të tëra teksa digjen dhe pushues që largohen me shpejtësi nga plazhi për t’ju shpëtuar flakëve. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se zjarri është shumë pranë resorteve.

    Deri më tani si pasojë e flakëve kanë ndërruar jetë 4 persona. Zjarrfikëset ndodhen në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë shtuar, se neutralizimi i tyre është mjaft i vështirë, pasi erërat e forta, po i përhapin me shpejtësi zjarret.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!