×
  • Lajme
  • Botë

    Zvicra do të ketë nevojë për gjysmë milioni punëtorë, zgjidhje emigrantët

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 21:43

    Pensionimi i punëtorëve dhe ndryshimi i tregut të punës do të shkaktojë një mungesë prej 500 mijë punëtorëve gjatë dekadës së ardhshme në Zvicër, parashikon banka UBS.


    Për zgjidhjen e këtij problemi banka propozon jo vetëm emigracionin, por edhe rritjen moshës së pensionimit, dhe punëtoret femra, përcjell reporteri.net.

    Bazuar në parashikimet e saj mbi statistikat afatgjata të punësimit, banka thotë se numri i vendeve të punës që do të kenë nevojë për punëtorë do të jetë diku rreth 300 mijë deri në 500 mijë.

    Përveç emigracionit, banka propozon që gratë të punojnë me orarë më të gjatë, ngase, edhe pse 80 për qind e grave në Zvicër janë të punësuara, 45 për qind prej tyre, bëjnë punë të pjesshme.

    Mundësia për të punuar më shumë “mund të jetë tërheqëse”, veçanërisht për gratë, fëmijët e të cilëve nuk janë më në shkollë.

    Ndërsa, punëtorët e moshuar, sidomos në industritë me mungesa të vendeve të punës, duhet të inkurajohen të punojnë përtej moshës së pensionit aktual prej 65 vjeç (64 për gratë). Kjo mund të arrihet duke ofruar një moshë pensionimi më fleksibël sesa një rritje më të madhe në moshën e daljes në pension, thotë UBS. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!