×
  • Lajme
  • Botë

    Zyrtari nga Brazili që vizitoi Donald Trump-in, infektohet me koronavirus

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 17:13

    Një zyrtar i lartë nga Brazili, i cili kishte qenë pjesë e një delegacioni që vizitoi ditë më parë presidentin amerikan Donald Trump, pas analizave ka dalë pozitiv me virusin korona, raporton Independent.


    Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokale në Brazil.

    Mediat botërore raportojnë se bëhet fjalë për Fabio Wajngarten, që është sekretar për media në zyrën e presidentit Brazilian, Jair Bolsonaro.

    Ai ka udhëtuar së bashku me një delegacion në SHBA, derisa kanë drekuar me presidentin amerikan javën e kaluar./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!