×
  • Extra
  • Extra

    111-vjeçari tregon sekretin e jetëgjatësisë: Ushqehem me trutë e pulës

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 20:33

    111-vjeçari australian, Dexter Kruger, i cili jeton në shtëpinë të moshuarve në Queensland ka folur në një intervistë për sekretin e jetëgjatësisë së tij.


    “Truri i pulës. Me ato ushqehem. Ato janë gjëra të vogla, por kaq të shijshme.”

    I moshuari, ka punuar si fermer dhe veteriner. Po ashtu, ai shkruan libra dhe poezi.

    Djali i Kruger, Greg, tha se jetëgjatësia e të atit lidhet me mënyrën e thjeshtë të jetesës që ai ka bërë.

    Kujdestari i shtëpisë së të moshuarve, Melanie Calvert tha se: “Kujtesa e Kruger është e mahnitshme për moshën që ka”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!