×
  • Extra
  • Extra

    3 muaj burg emigrantit, derisa u vërtetua që kishte me vete mjaltë shtëpie, jo drogë

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 23:54

    Një emigrant po kthehej nga një udhëtim për pushime në vendlindje, por nuk e dinte që kjo do t’i kushtonte lirinë.


    Leon Hoton, banues në Merilend të SHBA-ve, emigrant me “Green-Card, kishte shkuar për pushime në vendlindje, Xhamajka. Që atje u kthye me tre shishe mjaltë.

    Por në aeroport, autoritetet amerikane e arrestuan menjëherë dhe e akuzuan se po fuste një substancë që përdorej për të prodhuar metamfetaminë.

    46-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve, qëndroi për 82 ditë, pothuajse tre muaj, i burgosur nga autoritetet, derisa u vërtetua që shishet kishin vërtet mjaltë shtëpie, të cilat ai i kishte blerë nga një fermer që i shiste buzë rruge, në Xhamajkë, transmeton tch.

    Një nga arsyet që procedurat iu vështirësuan, ishte fakti që ishte ndaluar nga agjencia e emigrimit, jo thjesht nga policia, për shkak se nuk ka nështetësi amerikane por Green Card.

    Por dhe pse u lirua, s’do të thotë që situata e tij u zgjidh. Pasi doli nga burgu, ai kishte humbur vendin e punës, sigurimet shoqërore dhe kredinë e shtëpisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!