Kazuyoshi Miura, 53 vjeçar, është bërë futbollisti më i vjetër që është paraqitur në J-League, duke qenë titullar për Yokohama FC në sfidën e së mërkurës.
Ai ishte titullar në ndeshjen ndaj Kawasaki Frontale, transmeton KOHA.
Me 53 vjet, 6 muaj e 28 ditë ai ka thyer rekordin e mbajtur nga Masashi Nakayama, i cili ishte paraqitur me Consadole Sapporo në vitin 2012 në moshë prej 45 vjeç, dy muaj e 1 ditë, shkruan Goal.
Miura, që njihet si “Mbreti Kazu”, ishte kapiten i skuadrës dhe luajti për 53 minuta para se të zëvendësohej. Megjithatë ekipi i tij humbi me rezultat prej 3 me 2.
Ish-përfaqësuesi i Japonisë nuk ishte veterani i vetëm që u paraqit në këtë ndeshje, pasi në fushë ishin edhe 39 vjeçari Daisuke Matsui dhe 42 vjeçari Shunsuke Nakamura.
Kjo ishte paraqitja e parë e Miuras në divizionin e parë J-League që nga viti 2007, pasi Yokohama arriti të rikthehej në divizionin e parë.
Miura kishte debutuar në futbollin profesionist në Brazil, më 1986 dhe që nga atëherë ka zhvilluar karrierë 37 vjeçare, përfshirë këtu paraqitjet në Itali, Kroaci, Australi dhe gjithashtu me disa ekipe japoneze.
Kurse me kombëtaren e Japonisë kishte debutuar në vitin 1990, me të cilën ka 89 paraqitje dhe ka shënuar 55 gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.