×
  • Extra
  • Extra

    58-vjeçarja nga Kosova e cila po përballet me kancerin për herë të 4-të

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 19:15

    Burbuqe Bakalli është 58-vjeçarja nga Kosova e cila ka vite që jeton në Londër.

    Ajo është njëkohësisht edhe tezja e muzikantit të njohur, Genc Salihu, shkruan Reporteri.net.

    E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, 58-vjeçarja ka treguar vështirësitë në të cilat ka hasur vitet e fundit.

    Në vitin 2017 ajo u diagnostikua me kancer, si rrjedhojë iu desh të kryente 3 operacione, jo të lehta, kimio dhe radio terapi gjithashtu, të cilat deri diku rezultuan të suksesshme, por për një periudhë të caktuar kohore, pasi në Prill të këtij viti, Burbuqes, i rishfaqet sërish sëmundja.

    Madje gjatë emisionit, ajo u surprizua edhe nga Genc Salihu, i cili tha fjalët më të mira për të, derisa zbuloi se ajo e ka rritur atë, pasi nëna e tij ka qenë në punë.

    Ai gjithashtu i uron shërim të shpejt, pasi sipas tij ai mund ta kalojë edhe këtë sfidë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!