×
  • Extra
  • Extra

    A e dini si lindi karantina?

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 15:51

    Shfaqja e koronavirusit të ri në botë bashkë me emrin e tij COVID 19 futi në fjalorin tonë edhe fjalën karantinë. Po çfarë është karantina dhe si lindi ajo? Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook këtë shpjegim.


    “Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.

    Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë.

    Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!