×
  • Extra
  • Extra

    A mund t’i infektojë të tjerët personi i sëmurë nga coronavirusi derisa është duke folur?

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 15:02

    Studimi i ri flet edhe për një rrugë të mundshme të bartjes së coronavirusit.


    Sipas hulumtimit të cilin e kanë udhëhequr shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Davis, me bisedë normale, individi i cili ende është pa simptoma, por është i infektuar me coronavirus mund të prodhojë mjaft grimca aerosole për bartjen e infeksionit, raporton Express, përcjell Telegrafi.

    Sipas mendimit të profesorit të kimisë inxhinierike William Ristenpart dhe bashkautor i studimit i cili së shpejti do të publikohet, aerosolët janë grimca të cilat janë mjaft të vogla që të mund të udhëtojnë nëpër ajër.

    – Biseda e zakonshme krijon sasi aerosoli nga grimcat respiratore, ka thënë ai.

    Vitin e kaluar profesor Ristenpart dhe studenti i studimeve pasdiplomike, Sima Asadi, dhe kolegët e tij kanë publikuar punimin në të cilin shpjegohet që sa më zëshëm që të flasë personi aq më shumë grimca emeton, andaj disa individë për këtë “superemitters”, i cili liron edhe deri dhjetë herë më shumë grimca se të tjerët.

    Megjithatë, kalkulimi sa lehtë mund të përhapet coronavirusi nëpërmjet piklave duke folur kërkon përpjekje multidisiplinore, kanë theksuar autorët e studimit.

    Është e nevojshme të studiohet hollësisht sa larg piklat arrijnë kur personi i nxjerr nga goja, në mënyrë që të ndikojë lëvizja e ajrit dhe sa shpejt bien për shkak të gravitacionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!