Adem Ramadani këngëtari i besimit islam që poston shpesh në lidhje me religjionin ka çuditur kur ka publikuar një porosi jo fort të zakonshme.
Ramadani që në opinion njihet më shumë për këndim të ilahive, e së fundmi aktivitetit ka nisur ta shtojë edhe në rrjete sociale, ka zgjedhur që përmes Facebook-ut të bëjë thirrje që njerëzit të kenë kujdes për atë që publikojnë në rrjetet sociale, raporton Express.
Kjo pasi që sipas tij, pason dënimi në ditën e Gjykimit.
“Kujdes çfarë komentoni në rrjete sociale, fjala jote regjistrohet dhe në Ditën e Gjykimit do të japish llogari për fjalët e thëna”, ka shkruar Ramadani.
Kjo nuk është e para herë që porosi të tilla jepen përmes rrjeteve sociale. Ishte bërë virale edhe porosia që të mos shkohet në puzhime në plazh, pasi që thuhej se ishte ‘haram’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.