Sallonet e flokëve dhe bukurisë në të gjithë Afganistanin do të mbyllen në javët e ardhshme me urdhër të talibanëve.
Mbyllja e tyre do të çojë në humbjen e rreth 60,000 vendeve të punës.
Sallonet ishin lejuar të vazhdonin të funksiononin që kur talibanët rimorën pushtetin dy vjet më parë, por ata ndryshuan pozicionin muajin e kaluar.
Vendimi kufizon më tej hapësirat e hapura për gratë afgane, të cilave tashmë u është ndaluar hyrja në klasa, palestra dhe parqe, shkruan BBC.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.