Një sëmundje e trurit e cila sipas studiuesve mund të përhapet tek të tjerët është zbuluar në Kanada.
Sipas mediave të huaja, në provincën New Brunswick, janë identifikuar rreth 48 raste me këtë lloj sëmundje e cila sipas studiuesve është e ngjashme me sëmundjen Creutzfeldt-Jakob (CJD), një sëmundje e rrallë dhe fatale për trurin.
Mësohet se mosha e personave me këtë sëmundje varion nga 18-85 vjeç dhe simptomat përfshijnë reagime të tilla si: agresivitet, ankth, depresion, dhimbje muskujsh dhe spazma.
Gjithashtu në disa pacientë u vunë re probleme me gjumin, me të folurit, rënie drastike nga pesha.
Michael Coulthart, kreu i rrjetit të mbikëqyrjes CJD të Kanadasë, u shpreh se gjatë këtyre 20 viteve punë nuk ka parë pacientë me këto lloj simptomash.
Më tej ai shton se këto raste të identifikuara së fundmi janë tepër shqetësuese pasi ende nuk dihet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.
Akoma nuk dihet se nga ka ardhur kjo sëmundje që deri tani është e panjohur, ndërsa po merret në konsideratë edhe mundësia e helmimeve për shkak të ndotjes së natyrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.