×
  • Extra
  • Extra

    Ani pse shkenca thotë ndryshe, Enver Hoxhaj beson që dielli lëviz

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 18:32

    Zëvendëskryeministri në dorëheqje, Enver Hoxhaj, duke uruar gruan e tij për ditëlindje, u mundua që marrëdhënien me të ta ilustronte përmes yllit kryesor – Diellit.

    Ai tha se gruaja e tij, Remzie Shahini Hoxhaj, ishte me të si mike, grua dhe nënë e përkushtuar. Për Remzien, Hoxhaj shtoi se ishte “sikur dielli që lëvizte përreth tij”, shkruan Reporteri.net.

    “Kafe me Remzien për ditëlindjen e saj, e cila është si dielli që ka lëvizur përreth meje për gati dy dekada duke qenë mike, grua dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve tanë, Leas dhe Lirit ❤️”, ka shkruar Hoxhaj.

    Këto fjalë të Hoxhajt rreth diellit bien në kundërshtim me shkencën, faktet e të cilës janë kokëfortë teksa thonë se dielli nuk lëviz fare.

    Siç mësohet në gjeografi gjatë klasëve fillore, dielli është ylli kryesor dhe gjithçka në këtë sistem sillet rreth tij, madje edhe zëvendëskryeministri Hoxhaj me grua, dhe assesi e kundërta.

    Madje, këtë gjë ia ka përmendur edhe një person në komente, duke i thënë shkurt se “dielli nuk lëviz”.

    Sidoqoftë, vlen të theksohet se shkenca thotë që sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Ai është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga nëntë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor.

    Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht “hëna” sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko – romake./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!