Virusi COVID19, tashmë i shpallur pandemi ka përfshirë botën, por edhe Kosovën, që vetëm deri dje ishte një nga dy vendet e Evropës që kishin mbetur të paprekura.
Lajmet për rastet e para të të prekurve kanë shkaktuar panik tek qytetarët e Kosovës, të cilët kanë zbrazur marketet dhe po blejnë ushqime shtesë në rast të përhapjes së madhe.
Në një fazë të vështirë kanë hyrë edhe barnatoret, ku mungojnë maskat mbrojtëse dhe produktet dezinfektuese. Edhe ato që janë me të parë kërkesën e madhe, kanë dyfishuar çmimet, shkruan Reporteri.net.
Në një situatë të tillë që duket surreale, artisti nga Mitrovica, Kushtrim Istrefi ka dizejnuar maska falas për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, të cilët të mbetur pa zgjidhje detyrohen t’i blejnë ato edhe me çmime të dyfishuara.
Ai për të ironizuar me situatën i ka dizejnuar këto maska duke u vendosur brende të markave të njohura si “Gucci” e “Prada”, “Versace” e “Chanel” duke dashur të tregojë se në një situatë të tillë të gjithë jemi të barabartë dhe duhet të jemi pranë njëri tjetrit.
Ai po ashtu e bën vetë edhe shpërndarjen e tyre tek qytetarët. /Reporteri.net
Më poshtë mund t’i shihni disa prej tyre:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.