×
  • Extra
  • Extra

    Asnjë futbollist i Kosovës nga Ferizaj – a do ta kërkojë Labi shkarkimin e Challandes?

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 14:14

    Kosova do të zhvillojë dy ndeshje në muajin shtator në kuadër të ndeshjeve kualifikuese, fillimisht kundër Çekisë dhe më pas ndaj Anglisë


    Në media është publikuar harta me prejardhjen e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, derisa selektori Challandes nuk ka ftuar asnjë lojtar që vjen nga Ferizaj, shkruan Reporteri.net

    Duke ditur se ish-deputeti Labinot Tahiri bëri presion ndaj Qeverisë për të pasur një ministër nga qyteti i tij, nuk është larg mendësh që ai t’i kërkojë edhe shkarkimin e Challandes pas “injorimit” që i bëri Ferizajt.

    Siqoqoftë, ani pse akoma nuk ka ardhur një reagim i tillë, ironi në këtë kuptim ka pasur nga shumë tifozë, të cilët komentuan në publikimin e hartës nga vijnë futbollistët.

    Labi, ndërkohë, shquhet për deklarata populiste dhe lokaliste, me të cilat nuk kurseu as institucionin më të lartë shtetëror, Kuvendin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!