Kur një avioni me pasagjerë i mori flakë një nga motorët gratë nisën të luteshin ndërsa burrat filluan po kthenin me fund shishet me alkool.
Piloti që drejtonte avionin që po fluturonte nga Caracas për në Miami u detyrua të bënte ulje emergjente në Republikën Domenikane pasi një prej motorëve paraqiti probleme.
Video ku duket paniku që ka përfshirë pasagjerët tashmë po qarkullojnë ën rrjet. Incidenti ka ndodhur me fluturimin Swift Air F WA1996 të hënën vetëm 30 minuta pas ngritjes nga toka.
Një prej pasagjerëve arriti që të filmonte gjendjen e personave të tjerë në bord. Dhe pamja ishte kjo: Disa gra, të kapura dorë për dore duke u lutur nën zë, ndërsa një burrë po kthente shishen e uiskit për të marrë pak kurajo.
Më pas ai ia kalon shishen një pasagjeri tjetër.
Sipas mediave, aeroplani arriti që të ulej pa asnjë problem në Republikën Domenikane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.