×
  • Extra
  • Extra

    Botës i mungojnë 23 milionë femra, këtu qëndron problemi

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 21:45
    Portrait Of Female Friends Gathered On Rooftop Terrace For Party With City Skyline In Background

    Sipas një hulumtimi pesëvjeçar të një ekipi shkencëtarësh nga Singapori, aktualisht në botë mungojnë 23,1 milionë femra, shkak për këtë  faji i vendeve me traditë patriarkale.


    Politikologu kanadez mendon se do të kemi probleme serioze për shkak të mungesës së femrave.

    Presioni i aparatit shtetëror në vende si Kina e India e ka bërë të veten.

    Çiftet në mjedise urbane kanë guxuar të kenë vetëm dy fëmijë vetëm me kusht që edhe vetë të mos kenë vëllezër e motra, ndërsa në fshat fëmija i dytë është lejuar vetëm nëse i pari ka qenë – vajzë.

    Për ata të cilët do t’i shkelnin këto rregulla dënimet kanë qenë bukur të ashpra.

    Meqë Kina është tradicionalisht vend patriarkal i orientuar në pasardhës mashkullorë, politika e një fëmije ka bërë që femrat t’i abortojnë fëmijët femra apo edhe t’i braktisin.

    Sipas një hulumtimi pesëvjeçar të një ekipi shkencëtarësh nga Singapori, aktualisht në botë mungojnë 23,1 milionë femra, ndërsa në këtë shifër ka ndikuar edhe kjo praktikë bizare.

    Madje 10,6 milionë femra mungojnë në Indi, ndërsa 11,9 në Kinë.

    Nga ana tjetër, politikologu kanadez Darrell Bricker, mendon se do të kemi probleme serioze për shkak të mungesës së femrave.

    Kina sipas hulumtimeve kulmin e favorizimit gjinor e ka arritur në vitin 2005 dhe qysh tash po fillon të ndjehet mungesa e femrave të moshës reprodukuese.

    Bricker në librin e tij Empty Planet (Planeti i zbrazët) përfundon se sipas të gjitha gjasave do të na mungojnë njerëzi, se sa të kemi të tepërt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!