×
  • Extra
  • Extra

    Bukuroshja ruse ia ‘hup topin’ komentatorit arab gjatë ndeshjes Rusi-Finlandë në Euro 2020, i thur vargje në transmetim direkt

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 10:21

    Dje (e mërkurë) gjatë ndeshjes Rusi-Finlandë në kuadër të Euro 2020, ka ndodhur diçka vërtetë interesante gjatë komentimit të ndeshjes në një nga stacionet televizive në Arabi.


    Në momentin që gjatë transmetimit u shfaq një tifozë bukuroshe ruse, komentatori arab nuk ka mundur të rezistojë pa i thurur disa vargje.

    Ndonëse ishte në transmetim direkt, ai ka nisur që t’i thotë fjalë të ëmbla asaj në dedikim ndaj bukuroshes.

    “Ajri në zemrën time u rrit dhe u dashurova. Nuk është faji im, ishte aksidentale Unë nuk kam asgjë tjetër në jetën time Unë, zemra ime, dhe gjithçka i përket asaj”, ishin disa nga vargjet e këngës që komentatori tha në momentin që u transmetuan pamjet e bukuroshes.

     

    Tifozja ruse përndryshe kishte marrë vëmendjen e kamerave të regjisë me pozicionin e qëndrimit, duke vënë në dukje këmbët e saj.

    Ndërkohë, ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Rusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!