Nuk ka asnjë njeri në Prishtinë që nuk e njeh Burimin, që kafshatën e gojës e nxjerr duke shitur krembanae rrugëve të kryeqytetit.
Sot ai u bë i njohur në çdo cep ku flitet shqip me një gjest që bëri për t’u dalë në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmeti, shkruan Reporteri.net.
5 eurot që kishte mbledhur gjatë ditës së sotme duke kërkuar, ai i ka dhënë për të ndihmuar për shqiptarët e Durrësit dhe Thumanës.
Vlen të theksohet se në vendin ku Burimi i dha këto para, është duke vazhduar aksioni për mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.