Një rast i rrallë ka ndodhur këtë herë me diplomimin e kadetëve të policisë, pasi që në këtë gjeneratë kanë diplomuar së bashku edhe një qift.
Dy policët e rinj ishin martuar gjatë kohës sa ishin në Akademinë Policore, andaj edhe kishin fatin që të diplomojnë së bashku si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Sipas asaj që ju është thënë qiftit nga instruktorët në Akademi kjo gjë nuk kishte ndodhur më parë, që një qift i martuar të diplomonte në të njëjtën kohë, shkruan indeksonline.
Gjatë ditës së djeshme diplomuan 416 zyrtarë policorë të gjeneratës së 54-të të Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.