Një student në Ohio u ngjit në një shtyllë elektrike, pas një feste ku ishte bashkë me disa kolegë të tij. Ai i dehur aksidentalisht preku një kabllo të tensionit të lartë dhe ra nga 15 metra lartësi. Mrekullia e tërë kësaj është se ai i mbijetoi si goditjes nga energjia eklektike, ashtu edhe rrëzimit, transmeton Reporteri.net.
Videoja, e cila është bërë virale në rrjetet sociale shfaq një mashkull i cili shihet duke pirë birra dhe më pas fillon të ngjitet drejt shtyllës elektrike. Kur arriti në majë, me sa duket preku kabllon e tensionit të lartë, duke shkaktuar një shkëndijë të madhe.
Për një sekondë tensioni i lartë dukej se do ta paralizonte atë para se të binte në tokë. Pranë tij u mblodhën një grup i madh njerëzish në përpjekje për t’i ndihmuar.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët luftuan për jetën e tij dhe mrekullisht arriti të mbijetojë. Më vonë, në Twitter u shfaq një lutje për ndihmë nga një përdorues i quajtur Tiller Asher, i cili pretendon se ishte njeriu nga videoja.
“Unë e urrej ta bëj këtë, por nuk kam zgjidhje tjetër ndërsa qëndroj pa punë. Kam thyer tre kocka në këmbën e majtë. Kam një frakturë të krahut tim të djathtë dhe katër rruazave kurrizore. Gjithashtu, kam shumë djegie. Do të jem pa punë për të paktën tetë ose më shumë javë, kështu që çdo ndihmë e juaja do të ishte e dobishme për mua”, ka shkruar ndër të tjera ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.