A doni të dini se ku ndodhet shtëpia më e vetmuar në botë?
Shtëpia e bardhë, sic njihet ndryshe ndodhet në ishull të largët të Islandës.
Bëhet fjalë për ishullin Ellidaey, pjesë e Vestmannaeyjar, një arkipelag me 15 deri në 18 ishuj në jug të vendit nordik.
Shtëpia e vetmuar është e rrethuar nga deti blu në të dy anët.
Sic bën të ditur tabloidi anglez “ The Sun” kjo shtëpi, sipas legjendave urbane është ndërtuar nga një miliarder i çuditshëm që planifikoi ta përdorë atë në rast të një zbulimi të zombies ndërsa të tjerë aludojnë se ajo I përket këngëtarit të njohur në këtë vend Bjork, ndërsa të tjerë shkojnë më tej teksa thonë se ndoshta ajo I përket ndonjë kleriku lokal.
Megjithatë është fakt që në ishull derisa disa dekada më parë jetonin 5 familje ndërsa tashmë asnjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.