×
  • Extra
  • Extra

    Çifti lind dy herë binjakë në më pak se 2 vjet

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 15:37

    Një çift i ri ka mirëpritur në jetë dy herë binjakë joidentikë në më pak se dy vite.


    Shauna Copple, 20 vjeç dhe Josh Fell, 22-vjeç nga Swinton u shokuan kur zbuluan se po prisnin binjakë në vitin 2017.

    Çifti mirëpriti në jetë Amelia-Rose dhe Maison në nëntor të atij viti. Por kur Shauna ngeli shtatzënë përsëri një vit më vonë, u trondit akoma më shumë kur zbuloi se priste binjakë për herë të dytë.

    Javën e kaluar ata mirëpritën në jetë grupin e dytë të binjakëve, Islan dhe Darcie.

    “Nuk kemi binjakë në familje kështu që u suprizuam kur e zbuluam për herë të parë. Menduam se do ishte e vështirë por nuk ishte aq sa e kishim imagjinuar. Kur ngela shtatzënë sërish u shokova kur na thanë se ishin sërish binjakë. Menduam: E kemi kaluar njëherë këtë kohë ndaj do jetë më e lehtë”, ka deklaruar 20 vjeçarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!