×
  • Extra
  • Extra

    Çmendet “Wikipedia”, Herry Kane akuzohet se ka vrarë Michael Jackson

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 22:56

    Nuk janë të pakta rastet kur enciklopedia më e madhe në internet “Wikipedia” shndërrohet në objekt dezinformimi për personazhe të famshme të sportit dhe jo vetëm. Protagonisti i fundit që është bërë viktimë e talljes është kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn.


    Ndërsa zërat për të ardhmen e bomberit 28- vjeçar kanë arritur kulmin këtë verë, me destinacion të mundshëm Mançester Sitin për shifrën e mbi 150 milionë paundëve, sulmuesi është “akuzuar” se është një vrasës dhe “viktimë” e tij nuk ka mbetur një personazh dosido, por ish-mbreti i “pop”-it, Majkëll Xhekson.

    Nëse i hidhje një sy profilit të futbollistit në faqen spanjolle të “Wikipedias”, Kejn thuhet se është vrasësi i njërit prej këngëtarëve më të famshëm të historisë së muzikës moderne, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 25 qershor 2009 pas një overdoze ilaçesh.

    “Ai është akuzuar për vrasjen e Majkëll Xheksonit në vitin 2009, ndërsa është shpallur fajtor nga gjykata në një gjyq që zgjati pak më shumë se 7 muaj”, shkruhej në paragrafin e dytë të enciklopedisësë “Wikipedia”-s, pas së cilës vjen prezantimi i karrierës së futbollistit. Por një gjë e tillë është korrigjuar më pas nga redaktorët. Herri Kejn mund të jetë një “vrasës”, por është i tillë vetëm përpara porte dhe jo ashtu siç e ka përshkruar “Wikipedia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!