Një ekip hulumtuesish britanikë ka ndihmuar në prodhimin e një vodke pa radioaktivitet të quajtur “ATOMIK” nga drithëra të mbledhura në afërsi të zonës së Çernobilit (Ukrainë), një sipërfaqe e kontaminuar nga aksidenti në centralin bërthamor në vitin 1986, njoftoi sot Universiteti i Portsmouth.
“Kjo është pija me përmbajtje alkooli, me shumë vlerë, pasi ajo do të mund të ndihmojë komunitetet që jetojnë brenda dhe përreth zonave të prekura për t’u rimëkëmbur pas incidentit bërthamor’’, pohon pedagogu Jim Smith.
‘’Ekipi gjeti gjurmë radioaktiviteti tek drithërat, por pas procesit të distilimit, i vetmi element radioaktiv ende i pranishëm ishte karboni 14, në po të njëjtin nivel si ai që gjendet në të gjithë pijet e tjera me përmbajtje të lartë alkooli’’, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.