Një dentist është ndaluar të ushtrojë profesionin për një vit pasi një nga pacientët e tij vdiq vetëm disa orë pasi i hoqi 10 dhëmbët e saj.
Tushar Patel punonte në klinikën Confidential Clinics në Surrey kur i hoqi gruas dhëmbët në verën e viti 2017.
Ajo kishte marrë një ilaç për hollimin e gjakut të quajtur Warfarin, për një gjendje të rrallë të gjakut që shkakton mpiksje.
Patel i hoqi dhëmbët e saj në pjesën e sipërme të gojës gjatë dy takimeve brenda një jave, por nuk e paralajmëroi në lidhje me rrezikun e gjakderdhjes që vinte nga marrja e këtyre tabletave.
Disa orë pas takimit të fundit me dentistin ajo kishte gjakderdhje nga goja në shtëpi dhe vdiq në spital më 19 korrik 2017.
Mjekët përcaktuan se shkaku i vdekjes ishte hemorragjia nga heqja e dhëmbëve dhe mjekimi me Warfarin.
Warfarin përdoret për më shumë se 50 vite për të trajtuar mpiksjen e gjakut, po rreziku i komplikimeve serioze të gjakderdhjes që shkakton ka qenë shqetësim për dentistët.
Sipas panelit të jurisë, Patel që kishte mbi 30 vjet përvojë si dentist, nuk arriti të “peshojë” rreziqet e trajtimit të tij dhe nuk i mjekoi mirë plagët e pacientes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.