×
  • Extra
  • Extra

    Dita më e vështirë e vitit 2020 për secilën nga shenjat e horoskopit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 14:25

    Çdo ditë e vitit ka vështirësitë e saj, në një mënyrë a një tjetër. Por, meqë jemi në prag të ndërrimit të viteve, nëse do t’i referohemi astrologjisë, ka një ditë specifike që me shumë gjasa do të jetë ~më e keqja e vitit~ për shenjën tuaj.


    1. Dashi- 17 shkurt

    Një nga sjelljet që karakterizon këtë shenjë është se janë gjithë kohës në nxitim. Ata lëvizin nga një vend në tjetrin dhe zor se gjejnë një moment për të marrë frymë lirisht. Në 17 shkurt të 2020-ës, do ta gjejnë veten në ca probleme të vogla, që shkaktohen nga planeti udhëheqës, Marsi i cili zhvendoset në shenjën e Bricjapit. Atë ditë mund të përballeni me acarimin e shefit tuaj apo të ndonjë polici në rrugë. Për ta shmangur, duhet t’i bëni sytë katër. Kujdes teksa i jepni makinës.

    2. Demi-13 maj

    Demave iu pëlqen t’i kenë gjërat nën kontroll, por me 13 maj, llogaria e tyre bankara mund të “shkundet” paksa. Atë ditë ndoshta do t’ju duhet të shkoni tek mjeku, ose të paguani një shifër të madhe parash. Ju urreni ta bëni këtë, kështu që ruani ca lek mënjanë.

    3. Binjakët- 2 shtator

    Në këtë ditë do të jeni duke bërë një debat që lidhet me reputacionin ose marrëdhënien tuaj. Kjo do të thotë, që një ndarje e mundshme, apo një fund kapitulli nuk përjashtohet. Pritet të jetë ditë e vështirë, por merreni me qetësi që gjërat të shkojnë mirë.

    4.Gaforrja- 21 qershor

    Për Gaforren, 2 vitet e fundit kanë qenë sfiduese. Marrëdhëniet e tyre kanë qenë gjithë kohës në tension, prandaj 21 qershori mund të jetë dita kur gjërat marrin një drejtim. Do të jetë një ditë e vështirë për ju që i vlerësoni marrëdhëniet njerëzore më shumë se çdo gjë tjetër, por do ta kaloni duke u mbështetur tek njerëzit që janë në jetën tuaj për të qëndruar përgjithmonë.

    5. Luani- 10 janar

    Si shenjë që vlerëson shumë krenarinë, asgjë s’mund të jetë më e dhimbshme për një Luan sesa të zbulojë që partneri i tij/saj e ka tradhtuar, apo ka bërë diçka pas shpinës suaj. Këtë do ta zbuloni në ditët e para të vitit.

    6. Virgjëresha- 13 tetor

    Ndonëse Virgjëreshat tentojnë t’i shmangin ditët e këqija nga jeta e tyre (dhe kjo është gjë e mirë), gjërat në 13 tetor nuk shkojnë dhe aq mirë për to.

    Mund të merrni një mesazh që në fakt është dedikuar dikujt tjetër dhe çfarë shkruhet mund t’ju shokojë paksa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!