×
  • Extra
  • Extra

    Dy vëllezërit në Librazhd që mbajnë gjallë instrumentin e fyellit

    Reporteri
    15 Gusht 2022 | 7:58

    Janë të pakët ata që ende i bien kësaj vegle muzikore. Në shtëpinë e Sali dhe Ramazan Alminës, në fshatin Çerçan të Librazhit tingujt e fyellit dëgjohen shpesh.

    Artin e melodisë me fyell e mësuan në moshë të vogël nga babai i tyre. Më të pakët do jenë ata që do duan ta mësojnë këtë vegël muzikore.

    Talentin e tyre vëllezërit e kanë shfaqur edhe në aktivitete të ndryshme kultuore. Fyelli e njohur si vegla e barinjve, është një nga nga më të vjetra në botë.

    Sali dhe Ranazan Almina janë dy talentët e fundit dhe të vetëm të Librazhdit, lindur dhe banues në Çerçan të Hotolishit të Bashkisë Librazhd, familjet e tyre zënë fill rreth 500 vjetë me pare dhe kanë ndërtuar shtëpitë përgjatë rrugës Egnatia dhe sipas tyre nga të afërmërit e familjes së tyre ndodhen deri në Stamboll të Turqisë. Në fshatin Çerçan janë të vetme familje dhe janë marrë me blegtori dhe bujqësi. Talenti i tyrë është kënga dhe melodia e fyellit, sipas tyre e kanë trashëguar brez pas brezi këtë art të vecantë, prindërit e tyre edhe në konakët e burrave dhe grave këndonin dhe kërcenin, si mamaja edhe babai, më pas edhe gjatë kohës së socializmit aktivizoheshin në festivalet kombëtare si ndër talentet më të mira, si në këngë e valle edhe në melodinë me fyell, por më pas kur vinte momenti për të shkuar në festivalin e Gjirokastrës që zhvillohej në atë kohe, talenti i tyre mbetej deri në Librazhd, kjo edhe për arsye biografike.

    Vëllezërit Almina janë nga mjeshtrat më të mirë të fyellit dhe melodive baritore, janë dy vëllezër që i shikon gjithmonë bashkë në miqësira, festa e gëzime. Talenti i tyre do të zbulohej rastësisht dhe evidentohej nga shoqata AKS, në përgjzgjedhjen e artstëve burimor të folklorit, kur u zhvillua për herë të parë festivali i “Polifonisë së Luginës së Shkumbinit”, ku për herë të parë morën pjesë edhe në një festival në Bursa të Turqisë, ku edhe janë shpërblyer me medalje, të cilat i kanë prekur në kohën e demokracisë, tregon Haxhi Balliu kryetar i shoqatës kulturore “AKS” dhe mësues.

    Abcneës ishte në familjen e tyre në fshatin Çerçan dhe nën tinguj e bukur të fyejeve duke shijuar meloditë e bukura baritore dhe këngët burimore.

    Të pyetur në lidhje me artin e melodisë me fyell ata thonë se e kanë mësuar që të vegjël në moshën 2 vjecare dhe e trashëgojnë edhe sot

    Ndërkohe që janë afër moshës së pensionit, dy vëllezërit thonë që ky talent po humbet edhe ne brezat e rinj, të cilët nuk e përqafojnë si art.

    Për këtë duhet të jenë edhe institucionet kulturore që duhet të mbajnë, evidentojnë edhe talente të rinj, duke edhe i stimuluar. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!