Një 49-vjeçare u zgjua me një dhimbje të tmerrshme koke dhe zbuloi se, për fat të keq, i kishin mbetur vetëm disa javë për te jetuar.
Samantha Last, një blogere e njohur nga Anglia, u zgjua në 2 të mëngjesit me dhimbje migrene të martën dhe disa orë më vonë u diagnostikua me një kancer agresiv në tru.
Disa ditë më vonë ajo mori vesh nga mjekët se kaceri ishte i pashërueshëm dhe se nuk kishte mjekim të disponueshëm që mund t’i zgjaste sadopak jetën. Që nga koha që u diagnostikua gjendja e Samantha-s është përkeqsuar ndërsa bashkëshorti i saj ka thënë për mediat se i kanë mbetur vetëm 4 javë jetë.
Nisur nga gjendja e keqe shëndetësore, Last ka filmuar një video prekëse ku thotë fjalët e lamtumirës për 15,000 ndjekësit e saj.
Me lot në sy ajo thotë: “Ka qenë e mahnitshme si eksperiencë. E kam dashur çdo sekondë. Situata nuk do të rregullohet. Po mundohem ta pranoj, por nuk mundem më..”
Videoja 8 minutëshe është parë më shumë se 75,000 herë deri tani. Samantha ka 30 vite e martuar me bashkëshortin e saj David dhe është nënë e katër fëmijëve, Danny, 29, Jasmine, 27, Ebony, 23, and Brandon, 21.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.