Teksa e gjithë bota ka hyrë në Vitin e Ri 2022, Etiopia është ende në vitin 2014. Natyrisht, koncepti i kohës është mjaft i vështirë për t’u ndryshuar, kështu që ata vijojnë të ekzistojnë në të njëjtën kohë si ne pavarësisht, por kalendari i tyre është i ndryshëm nga ai që ka miratuar shumica e pjesës tjetër të botës dhe kjo do të thotë se në letër ata janë disa vjet prapa të gjithë të tjerëve.
Por, cili është ndryshimi? Ka disa gjëra, duke filluar nga fakti që ata kanë 13 muaj në kalendarin e tyre. Etiopianët festojnë fillimin e një Viti të Ri më 11 shtator, ose 12 shtator nëse është vit i brishtë, ka shpjeguar BBC.
Kjo i vendos ata diku midis shtatë dhe tetë vjetësh prapa botës perëndimore dhe kalendarit tonë. Pra, populli i Etiopisë të paktën zyrtarisht, festoi fillimin e mijëvjeçarit vetëm më 11 shtator 2007.
Ky ndryshim në kalendarin e Etiopisë i ka fillesat rreth 1500 apo më shumë vite më parë kur Kisha Katolike vendosi të ndryshojë llogaritjen e lindjes së Jezu Krishtit.
Për më tepër, etiopianët gjithashtu kanë një mënyrë të ndryshme për të matur kohën gjatë çdo dite. Njëlloj si ne kanë dy cikle prej 12 orësh të shënuar në të dy skajet, por i vetmi ndryshim është se ciklet e tyre fillojnë dhe mbarojnë në orën tonë gjashtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.