Një mësim për të gjithë prindërit, mos e ktheni shpinën prej tyre as për dy minuta!
Nëse e bëni, gjatë asaj kohe, fëmija juaj i ëmbël do të arrijë disi të shkatërrojë shtëpinë, të bëjë diçka të çuditshme ose të pikturojë tërë fytyrën madje edhe muret. Edhe prindërit e përkëdhelur duhet të tregohen të kujdesshëm.
Një gjë e çuditshme i ka ndodhur Arron Whysall, 27 vjeçar.
Babai i dy fëmijëve, ishte jashtë në kopsht i fiksuar pas një gardhi ndërsa e fejuara e tij po bënte flokët, duke lënë vajzën e tij trevjeçare, Olivia, të vetme në kuzhinë për vetëm 10 minuta.
Kur u kthye, ai e gjeti atë me 18 jogurtë të zbrazët para vetes. Arron e pyeti vajzën nëse I kishte ngrënë të gjitha vet në një periudhë kaq të shkurtër dhe ajo me krenari tha “PO”, duke mbajtur ende lugën e saj.
Arron u trondit aq shumë sa nuk gjeti as fjalë për t’ia thënë vajzës së tij.
Ne nuk mund ta fajësojmë atë. Të hash 18 jogurtë për 10 minuta është mjaft mbresëlënëse. Pasi i fshiu gojën vajzës, ai ia bëri një fotografi të mahnitshme asaj dhe e postoi në Facebook, ku përfundoi duke u ndarë më shumë se 10 mijë herë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.