×
  • Extra
  • Extra

    E pësoi pasi ndoqi luanin, përfundoi para tufës së tyre

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 21:36

    Një moment që të lë pa frymë. Kështu mund të përshkohet ajo e një udhëheqësi të ekspeditës i cili doli nga mjeti në të cilin po lëvizte për të ndjekur gjurmët e luanit pa e ditur që vetëm pak metra më tutje është tufa.


    Steven Faulconbridge ishte në “Sabi Sands Game Reserve” në Afrikën e Jugut duke bërë disa kërkime.

    Ai zbriti nga makina për të ndjekur gjurmët, ndërkohë që dikush tjetër po e filmonte.

    Papritmas, u ngritën një tufë luanësh disa metra larg tij, të cilët ishin të shtrirë dhe nuk i vuri re.

    Për një moment, Steven ngriu në vend, por ia doli që të kontrollonte situatën me qetësi.

    Ai u kthye duke ecur ngadalë dhe nuk u përball me sulm luanësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!