Dashuria e nënës për fëmijën është aq e pafundme, aq e pastër dhe aq e bukur, saqë fjalët nuk mund ta përshkruajnë.
Por ditët e sotme ka edhe nëna që siç duket lodhen aq shumë me përkujdesjen që duhet t’ia japin fëmijës së tyre, sa bëjnë veprime tejet të rënda që nuk shpjegohen dot.
Këtë e dëshmon së fundmi një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku tregon se si një nënë në Prishtinë e ka lidhur si kafshë fëmijën e saj ndërsa bën xhiro në qytet, në vend që ta mbajë për dore, shkruan Reporteri.net.
Por pamje të tilla janë parë edhe në të kaluarën, pasi një nënë tjetër ishte fotografuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku e kishte lidhur fëmijën sikurse lidhen kafshët. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.