×
  • Extra
  • Extra

    E turpshme: Një mitrovicas fshin prapanicën e qenit me flamur të Kosovës

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 10:42

    Një gjest i pahijshëm ka ndodhur në një prej fshatrave të Mitrovicës, ku një qytetar nuk hezituar ta përdhos flamurin e shtetit.


    Në një fotografi që ka siguruar Reporteri.net, shihet një burrë që me flamur të Kosovës fshin prapanicën e qenit të tij.

    Reporteri e di identitetin e personit, mirëpo nuk dëshiron ta publikojë për arsye privatësie. Mirëpo, duhet theksuar se personi nuk është i angazhuar politikisht.

    Sidoqoftë, gjesti i tij është konsideruar i turpshëm nga disa qytetarë të cilët e kanë adresuar fotografinë tek gazeta.

    Ndryshe, flamuri i Kosovës edhe pas 12 vitesh pavarësi vazhdon të mos pranohet nga disa, e madje të përdhoset. Ka pasur raste kur ai është djegur e shkelur me këmbë./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!