×
  • Extra
  • Extra

    E veçantë: Frizeri që qeth në makinë

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 13:14

    Toni është berberi për meshkuj i cili është i njohur për disa mënyrë të veçanta se si i heq flokët.


    Para disa kohësh, ai u bë i njohur nga qethja që e kryente me sharrë, ndërsa tash ai po realizon diçka edhe më interesante, raporton emisioni #gjesi në T7.

    Bëhet fjalë për qethjen në veturë, ku klientët nuk kanë nevojë të presin në rend, por të hynë me veturë e cila është e vendosur në sallon, dhe të marrin shërbimet nga Toni.

    Driton Kameri ka një karrierë tashmë të gjatë në këtë profesion e dëshira për të qenë më ndryshe nga të tjerët, e zgjoi kreativitetin e tij.

    Toni është kujdesur gjithmonë që punën e tij ta promovoj në rrjetet e tij sociale, si rezultat i së cilës ka klientë e tij, përfshirë këtu edhe shumë personalitete publike.

    Puna e tij dhe ky kreativitet kanë bërë që Toni të mjaft i popullarizuar i kërkuar në këtë treg. E me siguri se ide të reja do të ketë edhe në të ardhmen.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!