Paisja hulumtuese për planetin Mars, Rover, do të zbarkojë në kraterin Jezero në ‘planetin e kuq’ dhe kështu NASA ka ofruar një mundësi për të gjithë njerëzit e botës që të marrin pjesë sadopak.
NASA do të lansojë paisjen hulumtuese për planetin Mars, Rover, me 17 korrik 2020 nga Florida.
Rover do të zbarkojë në kraterin e Jezero’s në gusht të 2020.
Ndërkaq NASA ka ofruar një mundësi të mirë për të gjithë njerëzit e botës, të cilët kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj aventure dhe emri i juaj do të shkojë në Mars së bashku me paisjen Rover, transmeton metro.
Ju mund të nxjerrni një biletë për në Mars, duke klikuar në këtë link.
Aty ju duhet të shënoni emrin, mbiemrin, shtetin dhe një e-mail adress. Më pas ju paraqitet bileta e prerë që emri i juaj të jetë pjesë e misionit të NASA’s në Mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.