×
  • Extra
  • Extra

    “Elefanti futbollist” mahnit turistët me topin në këmbë

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 9:52

    Na ka ndodhur shpesh që të dëgjojmë se “futbolli është kot”, ose “sa të çmendur! 22 burra/ gra që vrapojnë pas një topi”.


    Shprehje që ndoshta na kanë acaruar, por kush e do sportin, e dashuron futbollin. E këtë perceptim duket se kanë edhe kafshët. Nuk bëhet fjalë për një kafshë dosido, por me një elefant gjigant dhe tepër teknik.

    Elefanti është një nga kafshët më të mëdha të planetit, por kjo nuk e pengon për të “dhuruar” spektakël me topin në këmbë.

    Këtë e kanë zbuluar në Indi, me shtetin aziatik që e ka kthyer në një atraksion turistik zhvillimin e ndeshjeve të futbollit me elefantë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!